Vjosa Osmani – Vetëvendosjes: Ndryshojeni qasjen, mos nxitni garë me neve

30.08.2019 17:53:42

Letra e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti drejtuar Lidhjes Demokratike të Kosovës si lutje për të arritur një marrëvehsje me kompromise për koalicion parazgjedhir, ka bërë që Isa Mustafa të mbledh partinë e tij

Derisa brenda zyrave të LDK-së po mbahej mbledhja dhe zyrtarë të saj dilnin e hynin, kreu i kësaj partie iu përgjigj letrës së Kurtit.

Në atë letër ai e refuzoi ofertën e Kurtit për të shkuar në zgjedhje pa një kandidat për kryeministër.

Pas mbledhjes, kandidatja e LDK-ës për kryeministre, Vjosa Osmani foli para medieve.

“Ne si LDK kemi vlerësuar punën e angazhimin në mirëbesim dhe duam sërish edhe sot t’ju bëjmë oferytë për bashkëpunim të nsinqertë në mirëbesim e jo në garë, ajo cka është propozuar e shpie garën ndërmjetë nesh, e ne jemi në gazrë me Panin, dhe ta mendojnë edhe jnëherë detri so t në ora 12, ne nuk mund ta shpiejme garën në mes meje e Albinin, apo mes anëtarëve tanë dhe VV-së, kemi tejkaluar edhe dallimet mes nesh, prandaj i ftoj ata t;a rimendojnë një qasje, nga ajo si garë, në një qasje të mirëbesimit”, tha Osmani.