“Bisedimet mes LDK-së dhe VV-së për një koalicion, nuk kanë dhënë për të kuptuar se shteti është në plan të parë”

30.08.2019 18:15:32

Bisedimet në mes të LDK-së dhe VV-së për një koalicion të mundshëm parazgjedhor po shihen si të pa sinqerta prej analisteve polikë në Kosovë.

Analisti politike Agron Halitaj mendon se bisedat në mes të LDK-së dhe VV-së për një koalicion të mundshëm parazgjedhor, kanë ngarendur vetëm për pushtetin dhe jo për të kuptuar se e kanë shtetin në plan të parë.

Halitaj thotë se nëse edhe pas ofertës së fundit të VV-së nuk nënshkruhet koalicioni mes këtyre dy partive, atëherë LDK-ja e dëshmon se kurrë nuk e ka pas në plan që të bëjë marrëveshje me VV-në, dhe se ato takime e deklarime publike, rezultojnë të jenë bërë vetëm për konsum ditor.

Shkrimi i plotë i Halitajt:

Prej se kanë nisur bisedimet mes LDK-së dhe VV-së për një koalicion të mundshëm parazgjedhor, asnjëra prej këtyre dy subjekteve nuk ka dhënë për të kuptuar se e ka shtetin në plan të parë. Të dyja kanë ngarendur vetëm për pushtetin duke insistuar me çdo kusht që kandidati për kryeministër të jetë nga grupimi politik i tyre. Sot Vetëvendosja e tejkaloj vetveten! Propozimi për të hyrë në garë zgjedhore “pa kandidat të paradhënë e të njëanshëm për kryeministër” s’ka sesi të jetë më fer. Me këtë strategji rritet potenciali votues, pasi krahas garës për të dalë si koalicion fitues i zgjedhjeve, zhvillohet edhe gara e brendshme se kush prej kandidatëve po merr mbështetje më të madhe elektorale për kryeministër. Nëse edhe pas kësaj oferte nuk nënshkruhet koalicioni mes këtyre dy partive, atëherë LDK-ja e dëshmon se kurrë nuk e ka pas në plan që të bëjë marrëveshje me VV-në. Gjithë ato takime e deklarime publike, rezultojnë të jenë bërë vetëm për konsum ditor.