Vlora Çitaku flet për vrasjen e Ivanoviqit në KS të OKB-së

07.02.2018 17:24:06

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, në fjalën e saj në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Kosovë, ka thënë se vrasja e Oliver Ivanoviqit nuk ka ndikuar në përshkallëzimin e situatës së sigurisë në Kosovë, në baza etnike.

Ajo ka thënë se edhe qytetarët serb dhe shqiptarë, kanë qenë njëzëri që “vrasja e Ivanoviqit ishte pasojë e krimit të organizuar në veriun e Kosovës’, shkruan Periskopi.

‘Pavarësisht të gjithave që kanë ndodhur në të kaluarën, vrasja e Ivanoviqit ishte një rast që nuk përshkallëzoi situatën në bazë etnike. Në fakt, qytetarët por edhe mediet, shqiptare dhe serbe, kanë qenë njëzëri se kjo vrasje u bë si pasojë e krimit të organizuar në veriun e Kosovës. Sigurisht se zoti Ivanoviq ishte një figurë kontraverse.

Por pavarësisht kësaj, ne nuk do të lëmë gurë pa lëvizur derisa autorët e këtij krim të sjellen para drejtësisë”, ka thënë Çitaku.