Vlora Dumoshi: Kryeministri Mustafa lider i pakontetstueshëm

13.05.2017 22:54:51

Shefja e kabinetit të kryeministrit Mustafa,Vlora Dumoshi, nëpërmjet një postimi në facebook, ka vlerësuar shefin e saj, edhe për mandatet si kryetar i Prishtinës, edhe si kryeministër.

Znj. Dumoshi, po ashtu, ka theksuar kredencialet e larta të kryeministrit Mustafa, si dhe precedentin e shkëlqyer, siç e quan ajo, moskandidimin e tij për kryeministër dhe për të hapur rrugë për tjetër kandidaturë.

“… kryetar i Prishtinës dy mandate, kryeministri më i suksesshëm pas luftës, lider i pakontestueshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Akademik Isa Mustafa, njeriu me kredencialet më të larta në politikën kosovare sot, vazhdon të inspiroj duke krijuar precedentë të shkëlqyer në politikë, ashtu siç ka lënë mbresa të pashlyeshme të gjenerata të tëra të studentëve në Fakultetin Ekonomik.
Lidershipi është virtyt dhe cilësi e njerëzve të dijshëm e punëtorë.” – thuhet në postimin e znj. Dumoshi.