Vlorë, digjet një automjet i parkuar

29.01.2017 10:00:58

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në Vlorë, ku një makine të parkuar i është vendosur tritol.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë pallatit të pronarit të mjetit në lagjen “Pavarësia”.

Automjeti tipit “Audi Q7”, në pronësi të Flamur Peçaj, 46 vjeç, ka marrë flakë dhe për pasojë është dëmtuar pjesa e përparme e tij.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të lënduar. Nga të dhënat paraprake dyshohet se mjeti mund të jetë djegur qëllimisht si pasojë e shpërthimit të një sasie të vogël të dyshuar lëndë plasëse tritoli, e cila është hedhur poshtë mjetit, transmeton noa.al.

Peçaj rezulton person me precedentë penalë, ndërkohë që po hetohet për të zbuluar konflikte mes tij dhe personave të tjerë.

Nga ana e policisë po punohet për hetime të mëtejshme për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për identifikimin e autorit.