Policia në Shqipëri ka njoftuar se ka konfiskuar mbi 1.3 ton kanabis brenda një veture, afër bregdetit jugperëndimor, raporton Associated Press.
Asnjë arrestim nuk është bërë, ndërsa policia e shtetit shqiptar ka nisur hetimet për rastin.
Gjatë këtij viti, siç raporton AP, autoritetet në Shqipëri kanë shkatërruar 2.5 bimë kanabis, katër herë më shumë se sa vitin e kaluar.
Ata gjithashtu kanë konfiskuar disa tonë të kanabisit të vendosura nëpër anije që ishin të gatshme për të nisur drogën për Greqinë apo Italinë fqinjë.