Vojvodina kërkon pavarësim si Katalunia (Foto)

05.10.2017 10:15:52

Në Vojvodinë, provincën autonome të Serbisë, po kërkohet shkëputje nga Serbia dhe pavarësi e plotë, pas mbajtjes së referendumit në Kataluni të Spanjës

Nëpër qytete në Vojvodinë janë parë grafite të ndryshme ku shkruhet se Vojvodina dhe Katalunia janë shembull i njëjtë dhe kështu nëse pavarësohet njëra duhet të pavarësohet edhe tjetra.

Grafite janë parë edhe në Novi Sad që është qyteti më i madh i Vojvodinës dhe i dyti më i madhi në Serbi,

Vojovidna ka rreth dy milionë banorë, ndërsa ka gjashtë gjuhë zyrtare dhe jetojnë rreth 26 grupe etnike në të.