Vrasja e 19-vjeçarit në Elbasan, polica zbardh ngjarjen

27.11.2016 11:58:04

21-vjeçari Altin Hazizi, banues në fshatin Guri i Zi të Elbasanit, është arrestuar si autori u dyshuar i vrasjes së djeshme së të riut Gazment Sllami, në të njëjtin fshat.

“Pas marrjes dijeni se në vendin e quajtur “Ara e Xhemës” shtetasi  Gazment Sllami, 19-vjeç (foto)  banues në fshatin  Guri i Zi,  është vrarë me armë gjahu, menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur efektivat e policisë. Në vendngjarje grupi hetimor ka sekuestruar një gëzhojë  arme gjahu dhe 5 telefona celulare”, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia.

“Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes janë shoqëruar 20 shtetas si të dyshuar apo që kanë dijeni për ngjarjen.

Nga veprimet e kryera dyshohet  se shtetasi Altin Hazizi, ta ketë vrarë  nga pakujdesia pasi kishin dalë të dy për gjueti.

Në bashkëpunim  me Prokurorinë po vijon puna për sqarimin e plotë  të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.