Vrasja e 26 vjeçarit në Mitrovicë, policia gjen pushkë e substancë narkotike në një lokacion ku dyshohej se ishte i dyshuari

31.10.2021 11:31:50

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me vrasjen e të riut nga Mitrovica që ndodhi të shtunën.

Është raportuar se viktima dyshohet se, pas një zënke- mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë (thikë) nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët gjenden në arrati.

Në raportin 24 orësh, policia njofton se rasti ka ndodhur në rrugën “Artim Jashari” në Mitrovicë rreth orës 00:10.

Lidhur me rastin, me urdhër të prokurorit përgjegjës dhe me urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake, njësia e hetimeve rajonale Mitrovicë Jugu kanë kryer kontrolle në disa lokacione në kërkim të të dyshuarve, mirëpo nuk janë hasur deri me tani”, thuhet në raport.

Policia tutje ka shtuar se gjatë kontrollit në një lokacion ku dyshohej se mund të gjenden të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë të gjatë -mitraloz me disa fishekë dhe një sasi e dyshuar që mund të jetë substancë narkotike.

Rasti vazhdon të jetë nën hetime