Vrasja e personit me ngjyrë nga policia, Trump: Ishte e justifikuar

17.08.2016 11:19:45

Kandidati republikan për presidencën e SHBA-së, Donald Trump tha se provat fillestare sugjerojnë se vrasja e një personi me ngjyrë nga policia në Miluoki ishte e justifikuar.

“Duhet t’i bindemi ligjit, përndryshe nuk kemi një komb. Arma ishte drejtuar nga polici dhe ishte gati të hapte zjarr. Askush s’mund ta kundërshtojë këtë. Nëse kjo është e vërtetë, njerëzit nuk duhet të ngrihen në revolta”, deklaroi Trump gjatë mitingut të tij në Miluoki.

Vrasjet e njerëzve me ngjyrë nga policia vitet e fundit kanë shkaktuar shumë demonstrata në SHBA dhe protestuesit thonë se policët janë më të gatshëm se sa duhet për të përdorur forcën vdekjeprurëse ndaj afroamerikanëve.