Vrasja në Sarandë, autori i pamaskuar, vodhi 600 mijë lekë

06.11.2016 09:31:08

Policia e Sarandës ka dhënë detaje për vrasjen e punëtorit të një karburanti në Sarandë, Artan Hoxhës, 44 vjeç.

Sipas Policisë, vrasja ka ndodhur për të grabitur paratë e xhiros, pasi autori ka marrë 60 mijë lekë të reja para se të largohej. Vrasësi ka qënë i pamaskuar; ka ardhur me një motor të kuq dhe e ka qëlluar Hoxhën me çifte duke i shkaktuar humbjen e jetës.

Njoftimi i Policisë së Sarandës:

Rreth orës 03:55, në lagjen “Qafë Gjashtë” të Sarandës, në një pikë karburanti, një person ende i paidentifikuar, i armatosur me armë gjahu, ka shkuar me qëllim për të vjedhur dhe ka qëlluar me çifte punonjësin e kësaj pike, shtetasin: Artan Hoxha, 44 vjeç, banues në Qafë Gjashtë, i cili për shkak të plagëve të rënda ka ndërruar jetë rrugës drejt Spitalit të Sarandës.

Dyshohet se autori ka shkuar me një motor të kuq, i pamaskuar dhe ka vjedhur një sasi parash prej rreth 60.000 (gjashtëdhjetë mijë lekë) të rinj. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po punohet për
identifikimin dhe kapjen e autorit.