Vrasja që pasoi sulmet e 11 Shtatorit

11.09.2016 11:49:58

Ahmad Masud ka qenë 12 vjeç kur babai i tij, komandant i ushtrisë talibane, i njohur si “Luani i Panjshirit”, është vrarë nga dy sulmues vetëvrasës të Al Kaidës në veri të Afganistanit, më 9 shtator të vitit 2001.

Vrasja e Ahmad Shah Masudit, i cili po ashtu ka luftuar për një dekadë kundër pushtuesve sovjetikë, ka nisur një zinxhir ngjarjesh që kanë vendosur Afgansitanin në qendër të luftës globale kundër terrorizmit.

Dy ditë pas vdekjes së tij, operativët e Al Kaidës kanë kryer sulmet e 11 shtatorit në SHBA.

Brenda një muaji, ushtria amerikane ka nisur fushatë bombarduese dhe të pushtimit në Afganistan, me qëllim rrëzimin e talibanëve dhe kaplejn e liderit të Al Kaidës, Osama Bin Laden, njëherësh orkestrues i sulmeve të 11 shtatorit.

Ngjarjet e zhurmshme kanë futur Masudin e ri në sy të publikut. Ai ka bërë paraqitjen e parë në funeralin e bababit të tij në Luginën Panjshir, në veri të Kabulit – një ngjarje historike që është ndjekur nga qindra-mijëra veta.

Duke qëndruar pranë arkivolit të babait të tij, me vetëpërmbajtje dhe dinjtet, në një pjesë të Afganistanit që në atë kohë nuk ka qenë nën kontrollin e talibanëve, Masud ka thënë se do të ndjekë hapat e babait të tij. “Dua të siguroj pavarësinë e vendit tonë. Dua të jem pasardhës i babait tim”, ka thënë ai.

Që atëherë, së bashku me statusin e babait si hero kombëtar, Masud shihet nga shumë afganë si simbol i shpresës për të ardhmen e Afganistanit.

Nderimi për Ahmad Shah Masudin

e në disa vitet e fundit, pavarësisht rezultateve, është një prej faktorëve të demokracisë”, thotë Masud për Radion Evropa e Lirë.

Por, ai është krtik ndaj dështimit të Qeverisë së Afganistanit për të mbrojtur popullin nga sulmet e militantëve, grindjet etnike dhe dhuna sektare, si dhe për të krijuar mundësi ekonomike.

“Pa asnjë dyshim, rrethanat e sigurisë dhe ekonomike, si dhe migrimi janë shqetësuese. Brezat e rinj e shohin situatën si të mjerë dhe bëjnë gjithçka të mundur për të ikur”, thotë Masud.

Sipas tij, qeveria duhet të bëjë më shumë për të sjellë siguri dhe stabilitet.

“Shpresoj se qeveria do të dalë me një plan për të krijuar vende të reja pune. Një nga arsyet e migrimit është se njerëzit duan jetë më të mirë, të ardhme më të qëndrueshme”, thotë Masud.

Ai po ashtu thotë se pas studimeve do të kthehet në Afganistan dhe do të përmbushë zotimin që ka bërë në funeralin e babait. /REL