Një vrasje është regjistruar mëngjesin e sotëm në Lushnjë. Mësohet se ka mbetur i vdekur një 43-vjeçar, i identifikuar si Besnik Hida.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen ‘Gafurr Muço’. Raportohet se i ndjeri ishte pronar i një varreze makinash. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
Nuk dihen ende shkaqet e vrasjes.








































