Vret të atin dhe plagos mësuesen dhe dy nxënës

29.09.2016 10:30:55

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Karolinën e Jugut në SHBA. Një 14-vjeçar ka vrarë të atin dhe më pas ka shkuar në këndin e lojërave të shkollës së tij dhe ka qëlluar me armë dy nxënës dhe një mësuese.

Adoleshenti, emri i të cilit nuk është bërë i ditur ka qëlluar për vdekje të atin 47-vjeçar Jeffrey DeWitt Osborne.

Njëri prej fëmijëve është qëlluar në këmbë, ndërsa tjetri te pulpa e këmbës. Sipas policisë, mësuesja është qëlluar në shpatull.  Zyrtarët thanë se nuk ka asnjë provë nëse sulmi ishte i lidhur me terrorizmin apo racizmin.