Vritet një 20 vjeçar në Ferizaj

18.08.2016 21:18:07

Sot rreth orës 18:00 në Ferizaj, ka ndodhur një vrasje, ku si pasojë ka mbetur i vdekur një 20 vjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës, Agim Gashi.

Ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur në  rrugën “Rexhep Bislmi”  në hyrje të një ndërtese banimi në Ferizaj.  Ai tha se Policia e Kosovës me të pranuar informatën ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me mjekun kujdestar i cili edhe ka konstatuar vdekjen e viktimës , i cili ishte qëlluar me armë zjarri.

“Rreth orës 18:00 kemi marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj në hyrje të një ndërtese banimi. Policia ka dalë bashkë me mjekun kujdestar i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i cili ka udhëhequr hetimet. Viktima është  mashkull rreth moshës 20 vjeçare, dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion”, ka thënë ai

Gashi ka shtuar se ende nuk dihen motivet e kësaj vrasje,  dhe se ende nuk ka të arrestuar.