Ymeri: Thaçi është shef vetëm i Grabovcit, të dy e kanë vendin në burg

18.08.2016 21:04:33

Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit Hashim Thaçi i cili i bëri përmes një lidhje në Facebook.

Ymeri ka thënë se Thaçi lansoi publikisht fushatën e trysnisë mbi deputetët e Kuvendit që ta ratifikojnë marrëveshjen me Malin e Zi.

Ai përmes një postimi në Facebook, theksoi se Thaçi po e merr edhe bajrakun e ringjalljes së ‘Zajednicës’.

Postimi i plotë:

Thaçi lansoi publikisht fushatën e trysnisë mbi deputetët e Kuvendit të Republikës që ta ratifikojnë nënshtrimin dhe kapitullimin e tij ndaj Malit të Zi.
Ai po e merr edhe bajrakun e ringjalljes së ‘Zajednicës’. Ky mafioz i aferës PRONTO nuk është as President dhe as i Kosovës.
Faljen e 8.200 hektarëve ai e lidh me izolimin ndërkombëtar, integrimin evropian e në NATO, me ushtrinë e Kosovës e me çka jo tjetër. Por, ai e ka hall vetëm vetveten.
Ky nuk është shef i shtetit dhe as i qytetarëve. Ky është shef vetëm i Grabovcit. Dhe, që të dy e kanë vendin në burg.