Vritet një ushtar amerikan në Afganistan

08.04.2017 20:05:24
Një ushtar i SHBA-së është vrarë në Afganistan, gjatë kohës kur po kryheshin operacione kundër Shtetit Islamik.

“Ushtari u plagos për vdekje të shtunën vonë gjatë një operacione në provincën Nangarhar në lindje të Afgansistanit”, ka thënë kapiteni Bill Salvin shkruan Rueters, transmeton lajmi.net

Ushtari ishte misionar në Forcat Speciale në luftën kundër ISIS-it.

Kjo vrasje vie pasi Amerika ka sulmuar me raketa bazën ajrore të Asadit në Siri.