Vritet shqiptari, qëllon veten në fytyrë teksa tenton t`i ikë policisë

20.08.2016 17:47:50

Një shqiptar në Itali ka mbetur i vdekur gjatë tentativës për t’i arratisur policisë italiane.

Ngjarja ndodhi mbrëmë në Milano, teksa viktima po ndiqej nga policia që nga qyteti i Breshias. Ai ishte pjesë e një grupi kriminal që vidhte makinat luksoze.

Shqiptari po udhëtonte me një automjet “Audi A8” të vjedhur dhe në Peskiera të Milanos zbriti për të hipur në një tjetër “Audi A6”, gjithashtu i vjedhur. Në këtë çast, karabinierët dolën për ta arrestuar dhe shqiptari qëlloi ndaj tyre të paktën 2 herë.

Policia nuk iu kundërpërgjigj por vazhdoi në këmbë ndjekjen e tij, deri sa shqiptari u rrëzua dhe qëlloi aksidentalisht me armë veten në fytyrë dhe mbeti i vdekur në vend.

Policia vazhdon hetimet dhe po rindërton skenën e ngjarjes për të zbuluar gjithashtu nëse në makinën e vjedhur me të cilën udhëtonte shqiptari kishte persona të tjerë apo jo.