Vritet sulmuesi në Teksas, nuk dihet identiteti i tij

05.11.2017 21:41:23

Sulmuesi i cili la të vrarë 27 persona duke qëlluar me armë zjarri në një kishë në Teksas raportohet se është vrarë nga policia.

Sulmuesi ende nuk është identifikuar mirëpo policia e ka qëlluar pasi ai nuk deshi të dorëzohej, transmeton lajmi.net.

Deri më tani thuhet se bëhet fjalë vetëm për një sulmues.

BBC raporton se 24 persona tjerë kanë mbetur të lënduar.