Vuajtjet e emigrantëve në ishujt grekë mund të vazhdojnë me vite

04.10.2016 17:38:20

Largimi nga ishulli i emigrantëve të cilët mbahen në ishujt grekë në kuadër të marrëveshjes mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE) mund të zgjasë me vite për shkak të procesit të gjatë të azilit.

Largimi nga ishulli i emigrantëve të cilët mbahen në ishujt grekë në kuadër të marrëveshjes mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE) mund të zgjasë me vite për shkak të procesit të gjatë të azilit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekspertë dhe zyrtarë të cilët kanë folur për gazetarin e AA-së kanë tërhequr vëmendjen se kërkesat për azil të emigrantëve të ardhur në ishuj pas nisjes së zbatimit të marrëveshjes marrin një kohë të gjatë për shkak të pamjaftueshmërisë në numrin e ekspertëve të azilit.

Sipas të dhënave zyrtare greke numri i emigrantëve të cilët më së shumti ndodhen në ishujt Lesbos, Chios, Kos, Samos dhe ishullin Leros në 6 muajt e fundit kanë kaluar 14 mijë. Pothuajse të gjithë emigrantët kanë bërë kërkesë për azil.

Ndërsa bëhet e ditur se për shkak të intensitetit ndaj disa emigrantëve i është lënë takimi pas disa muajsh për të kryer aplikimin për azil, ku gjithashtu edhe apelimi i kërkesave të refuzuara për azil e zgjat akoma edhe më shumë këtë proces. Përveç kësaj një tejtër shkak për zgjatjen e procedurave është edhe kalimi në intervistën e pranimit si shtesë e emigrantëve sirianë.

Plani 4 vjeçar nga Frontex

Në gjashtë muaj e gjysëm që nga arritja e marrëveshjes në muajin mars e deri tani në Turqi janë dërguar 578 emigrantë, ku vihet në dukje se nga mesi i tyre nuk ka aplikantë për azil.

Agjencia e Mbrojtjes së Kufijve të BE-së Frontex e cila është përgjegjëse për procesin e rikthimit po bën përgatitje katër vjeçare kundër rmundësisë së zgjatjes së këtij procesi.

Sipas një informacioni të një agjencie udhëtimesh e cila bashkëpunon me Frontex-in për rikthimin e emigrantëve në Turqi mësohet se agjencia ka kërkuar çmimin e ofertës nga operatorët e udhëtimeve për një kontratë katërvjeçare me opsion dy vjeçar.

Ndërsa në anën tjetër krahas mungesës së kapaciteteve në ishuj dhe kushteve të këqija ku ndodhen refugjatët, edhe shqetësimet e popullatës lokale kanë sjellë në rendin e ditës evakuimin e një pjese të emigrantëve në tokën kryesore.