Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se deri në fund të vitit do të sjellë mendimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Në pyetjen se kur do ta ketë gati zgjidhjen e çështjes së Kosovës, Vuçiq u përgjigj “para se të vijë fundi i këtij viti”.
Vuçiq tutje deklaroi se është për të ardhmen e Serbisë dhe për këtë shkak duhet, të paktën, filluar dialogu i brendshëm për Kosovën.
“Unë mund të flas për diçka që është e rëndësishme për të ardhmen e vendit. Njoh shqiptarët, njoh dhe serbët, por nëse nuk do të nisim të bëjmë diçka për të ardhmen e vendit, atëherë nuk do të duhej t’ia nisnim fare kësaj pune”, deklaroi Vuçiq, transmeton RTK.
Tutje ai theksoi se është me rëndësi të mendojnë në mënyrë tjetër.
“Nëse njëra palë është e kënaqur, ndërsa pala tjetër jo, atëherë nuk ka kompromis”, theksoi Aleksandar Vuçiq






































