Vuçiq ha byrek e pi jogurt para takimit me Kurtin: Na pret një javë e vështirë

16.05.2021 16:24:45

 

Vuçiq në javën e ardhshme do të jetë në Bruksel, në një darkë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku pjesëmarrës do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Por Vuçiq publikoi sot një fotografi duke ngrënë byrek, ku thotë se është një përgatitje e shkëlqyeshme për javën e vështirë përpara.

“Byrek dhe kos, përgatitje e shkëlqyeshme për javën e vështirë përpara. Ne kemi takime të rëndësishme dhe besoj të suksesshme në Lubjanë, Bruksel dhe Pragë. Parimet politike janë forca jonë, dhe bashkëpunimi me Evropën dhe botën na garanton siguri ekonomike dhe një të ardhme më të mirë për ne. Rroftë Serbia”,shkroi ai.

Takim joformal i liderëve të rajonit, i ftuar nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell po konsiderohet i dobishëm në përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes shteteve.

Ndryshe ky do të jetë takimi i parë ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq.