Vuçiq i quan terroristë policët e Kosovës, thotë së dëshiruan të tregojnë se mund të marrin veriun

26.03.2018 21:35:11

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i është drejtuar qytetarëve serbë pas përfundimit të mbledhje urgjente të Këshillit për siguri Kombëtare.

Ai i ka quajtur terrorist policët që arrestuan Marko Gjuriqin.

“Terroristët të veshur me uniformë të njësive speciale të shtetit joekzistent të Kosovës dëshiruan që të tregojnë se mund ta marrin veriun e Kosovës”, tha Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, këtë e kanë bërë me mbështetje të EULEX-it dhe “në dy vetura të njësisë ROSU, ishin dy vetura të EULEX-it”.

Vuçiq tha se “Serbia i ka respektuar të gjitha aktet ndërkomvëtare” dhe se “me kohë e ka njoftuar Prishtinës për qëllimin e vizitës së zyrtarëve serbë në Kosovë”.

Se shpejti me gjeresisht…