Vuçiq ironizon me deklaratën e Hoxhajt për njohje reciproke: Më bëri të qesh!

14.07.2017 18:29:04

Ministri i jashtëm në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar gjatë ditës se dialogu Kosovë-Serbi është në fazën e fundit, çka sipas tij do të sillte njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve.

Por ndaj kësaj deklarate ka reagur presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai në konferencë për media pas takimit me Donald Tusk, presidentin e Këshillit të Evropës, ka ironizuar me këtë deklaratë duke thënë se me këtë deklaratë ai vetëm mund të qesh.

“Qe tri vite i dëgjojmë të njejtat fjali. Unë vetëm mund të qesh me atë, çfarë tjetër mund të përgjigjem”, tha presidenti serb, transmeton lajmi.net.

“Këto deklarata janë për fëmijë të vegjël, dhe kjo është e gjitha”, shtoi Vuçiq.

Ish-kryeministri serb tutje deklaroi se shqiptarët e Kosovës ka gjëra të cilat nuk mund t’i bëjnë pa ndihmën e Serbisë, duke mos specifikuar çka.