Vuçiq ka një porosi për shqiptarët

20.01.2018 13:23:35

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, derisa po qëndron në Kosovë, ku po viziton manastirin e Zveçanit, ai foli edhe për mediat.

Shkak i vizitës së Vuçiqit në Kosovë është vrasja e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, dhe për këtë presidenti serb kërkoi zbardhjen e këtij rasti.

Vuçiq, duke folur për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, kërkoi të punohet për zbardhjen e vrasjes, duke shtuar se ky rast ka trishtuar Serbinë.

Ai gjithashtu pati edhe një porosi për shqiptarët.

“I porosisë shqiptarët, edhe pse kemi shpesh mosmarrëveshje, se ne duam që të gjejmë një zgjidhje të mirë për të dyja palët, për të mirën e serbëve në Kosovë dhe për të mirën e shqiptarëve”, tha Vuçiq.