Ai tha se të gjithë po flasin për trenin, por askush nuk i ka kushtuar vëmendje sjelljes së armatimit rëndë dhe mjeteve të tjera. “Shqiptarët nuk e kanë parë atë tren, pasi ai është ndaluar pas sjelljes së Njësive Speciale në veri të Kosovës”.
Vuçiq tha se përbërja etnike e Policisë së Kosovës duhet të jenë në përputhje me përbërjen etnike, “kjo vlen edhe për njësitet Speciale, e jo të dërgohet ROSU e përbërë vetëm nga shqiptarët”.
“Jam i lumtur që u mënjanua konflikti edhe pse dikush deshi ta provokojë atë”, tha Vuçiq.
“Në Bruksel shkojmë me qëllim që të përpiqemi të arrijmë marrëveshje, që të dy palët të bëjnë ndonjë kompromis”, tha ai.
Vuçiq tha se i është mirënjohës shefes së diplomacisë evropiane Frederica Mogherini dhe kancelares gjermane Angela Merkel, me të cilat ka pasur takime të ndara në Davos dhe se pas këtyre bisedimeve më i qetë e sheh situatën në Ballkanin Perëndimor.