Stuhia e fuqishme i vret 11 persona dhe i lëndon 23 të tjerë

22.01.2017 15:10:56
Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 23 të tjerë janë lënduar në një seri stuhish që kanë goditur Gjeorgjinë qendrore në SHBA.

Zyrtarët e departamentit për gjendje emergjente në Gjeorgjia e ka konfirmuar numrin e të vrarëve dhe lënduarve.

Stuhitë e fuqishme po ashtu kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale nëpër këtë rajon.