Vuçiq kundërshton Ushtrinë e Kosovës, por shikoni me çfarë e pajisi ushtrinë e tij (Foto)

12.03.2017 21:07:18
Ushtria jonë dhe policia do të bëhen shumë më të mira me pajiset moderne, kështu ka thënë kryeministri serb Aleksandër Vuçiq gjatë prezantimit të makinave të blinduara “Milos”.

“Ne kemi pajisur ushtrinë dhe policisë tonë me forca mbrojtëse, tani nga gjithë këto armë ne ndihemi të fortë për të parandaluar këdo që mendon ta rrezikojë sigurinë, sovranitetin dhe pavarësinë e Serbisë”, ka thënë Vuçiqi.

Vuçiq ka thënë, se fabrika e armëve në Velika ‘Plana’ është tregues i asaj që Serbia ka arritur të ndryshojë në vitet e fundit, duke kujtuar shkallën e madhe të shkatërrimeve që ishin bërë, transmeton lajmi.net.

Ai ka theksuar, se Serbia është krenare me mjetet e blinduara, por u shpreh se aktualisht nuk ka kapacitetet të prodhojë numër më të madh, edhe pse një vend duhet të ketë të paktën 700 ose 800 prej këtyre mjeteve.

Vuçiq ka ripërsëritur se qeveria është e gatshme të investojnë 15, 20 milionë euro për fabrikën e armëve, vetëm që fabrika të mund të garantoj prodhimin e mjeteve ushtarake.

Vuçiq, këto automjet i ka quajtur të pakonkurrent, të cilat sipas tij, mund të shkatërrojë automjete me vlerë disa milionëshe.

Këta autoblind do të mund të përdorët për patrullim, zbulime të misioneve, si mjet komandues, për operacione speciale kundër luftës se terrorizmit, kontrollin e kufijve, territorit e të tjera. 

118149148858c5454fca97e879346336_w640 121753140758c5454f571fd789152908_w640 24707041058c5454ec069c793176804_w640 51886805458c5409ebd1bf510184582_w640 207088803958c5409e3fd52113187145_w640 179289109258c5409dbd9e2631018900_w640 22913717758c5409d4412c765913757_w640 35646174158c5409cb09fa748030804_w640 151150816058c5409c2d1a5275876603_w640 122649074458c5409b975ad591833357_w640