Vuçiq pretendon se me miratimin e platformës, Kosova e ka bllokuar dialogun

13.03.2019 14:03:36
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se me miratimin e platformës tregoi se është kundër dialogut dhe kështu shënoi fundin e tij.

Sipas tij, askush nuk i din lëvizjet e ardhshme të Kosovës mirëpo ka potencuar se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon.

Këto deklarata, Vuçiq i ka bërë gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Spanjës, Josep Borel. Ndërkohë, Borel ka thënë se Spanja është kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës por e mbështet kërkimin e një zgjidhjeje kompromisi në mes Beogradit dhe Prishtinës, përcjell lajmi.net.

Presidenti serb vazhdon të pretendoj se Serbia i ka përmbushur të gjitha detyrimet sipas marrëveshjes së Brukselit ndërsa ka akuzuar Kosovën pse ka vendosur taksë 100 për qind.

Tutje, ai ka shprehur mirënjohje ndaj Spanjës për qëndrimin e saj karshi Kosovës.