Vuçiq: Ramë dakord që të vazhdojmë dialogun

03.07.2017 12:33:05

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka njoftuar se pas bisedimeve me homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçi dhe shefen për politikë të jashtme të Be-së, Federica Mogherini, kanë rënë dakord që të vazhdojnë dialogun dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani.

“Formimi i komunave serbe nënkuptohet, në këtë çështje nuk ka negociata të mëtejshme”, iu tha Vuçiq gazetarëve në Bruksel, transmeton Klan Kosova.