Vuçiq reagon ndaj deklaratës së Thaçit

09.04.2018 17:07:58

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar pas deklaratave të presidentit Thaçi i cili tha se “kërcënimeve të Serbisë i përgjigjemi si para 19 viteve”.

Vuçiq ka thënë se shteti serb është i interesuar vetëm për paqe, kurse Thaçi le t’i përmend armët.

“Nuk më pëlqen të merrem me armë, nëse Thaçi dëshiron le ta bëjë. Por jo pushkët që shkatërruan Serbinë. E jona është të kemi poitikë të paqes”, tha presidenti serb.

Ai ka kërkuar reagim edhe nga komuniteti ndërkombëtar.

“Disa nga komuniteti ndërkombëtar duhet të pyesin se çfarë mendojnë, pse u sulmua Serbia në vitin 1999”, tha Vuçiq.

“Sa për mua, unë nuk merrem me armë, e nëse i pëlqen Thaçit ai le të vazhdojë, por jo me avionët që e shkatërruan Serbinë”, tha tutje presidenti i Serbisë.

Deklarata e presidentit të Kosovës sot nxiti reagime edhe nga zyrtarët tjerë serbë.

Gjuriq tha se deklaratat e tilla ndjellin urrejte dhe luftë.