Trump kërcënon Asadin dhe Putinin, për sulmin kimik ndaj fëmijëve në Siri

09.04.2018 16:52:34

Pak pasi që Trump mendoi tërheqjen e trupave të SHBA-së nga Siria, duke thënë le të merren të tjerët me të, në Siri ndodhi sulmi me armë kimike, i cili mohohet nga Asadi, kishte për pasoja vdekjen e përafërsisht 40 njerëzve Sirian duke përfshirë edhe fëmijë.

Edhe pse akoma nuk është vërtetuar sulmi kimik, dhe nuk dihet se me çfarë armë kimike janë sulmuar, presidenti Trump ka reaguar duke premtuar se regjimi i Asadit dhe ata që qëndrojnë prapa tij duke përfshirë edhe Putinin kanë shkelur një “vijë tjetër të kuqe” do të paguajnë një “çmim të madh”, sipas ABC News, transmeton fokusi.org.

Trump tha se ai sulm që iu bë fëmijëve kishte ndikim shumë të madh në të.

Ndërsa regjimi sirian dhe mbështetësit e saj rus qëndrojnë në kundërshtim të hapur me normat ndërkombëtare, priten reagimet e presidentit Trump pas kërcënimeve të tij përmes twitter-it./fokusi.org/