​Presidenti francez thotë se Mosuli do të rimerret në pranverë

02.01.2017 21:44:45

Presidenti francez, Francois Hollande tha sot gjatë një vizite në Irak se luftimet për rimarrjen e qytetit Mosul mund të përfundojnë me fitore në këtë pranverë.

“Ne kemi të konfirmuar se mund ta arrijmë këtë objektiv në pranverë dhe në çdo rast para verës”, tha Hollande gjatë vizitës në kryeqytetin e rajonit autonom kurd të Irakut,  Arbil, raporton AFP, transmeton KosovaPress.