ISIS publikon videon e dy sulmeve kamikaze, ku humbën jetën 27 persona dhe 50 tjerë u plagosën (Video)

02.01.2017 22:14:17

Organizata terroriste Shteti Islamik, ka publikuar një video në të cilën shihen dy bomba duke shpërthyer në natën e ndërrimit të moteve në Bagdad.

Videoja rrëqethëse nga rrugët e kryeqytetit të Irakut, ka kapur momentin kur njerëzit fillojnë të vrapojnë si të çmendur pas shpërthimet masive që për cak kishin një qendër tregtare të njohur si al-Sinak, transmeton Telegrafi.

Zjarri dhe tymi shiheshin duke u ngritur në ajër, derisa anëtarët e suniitëve aktivizuan bombat në zonën kryesisht të banuar me shiit.

Sipas autoriteteve të sigurisë irakiane, në këto dy sulme me bomba janë vrarë 27 persona derisa 50 tjerë janë plagosur rëndë.