PAMJE EKSKLUZIVE: Terroristi i Stambollit incizoi vetën pak para sulmit (Video)

02.01.2017 22:27:21

Policia turke ka publikuar fotografitë dhe videon e personit që kreu sulmin terrorist në klubin e natës “Reina” në qendër të Stambollit.

Momentalisht po punohet në identifikimin e terroristit, i cili sipas mediave turke, është shtetas i Uzbekistanit ose Kirgistanit.

Është njoftuar se policia ka nxjerrë të dhënat nga kamerat në afërsi të klubit të natës ku edhe u krye sulmi.

Megjithatë, në orët e mbrëmjes, mediat turke kanë publikuar edhe një video-incizim të bërë nga vet terroristi.

Terroristi i dyshuar shihet në lagjen Taksim të Stambollit, duke incizuar vetën me celular. Sipas mediave turke, terroristi e kishte studiuar vendin nga do të ikte pasi ta kryente sulmin në klubin e natës.

Në sulmin e natës së ndërrimit të moteve, mbetën të vrarë 39 persona, kurse u plagosur 65 të tjerë.

Aktualisht, policia turke është duke kryer një operacion të gjerë në një lagje të Stambollit për të kapur të dyshuarin.