Blindohet Stambolli: Helikopterët në operacionin për kapjen e terroristit që vrau 39 persona (Foto/Video)

02.01.2017 22:41:43

Policia turke ka publikuar fotografitë zyrtare të sulmuesit në klubin e natës në Stamboll, që la të vdekur 39 persona dhe plagosi më shumë se 60 tjerë, raporton Russia Today.P

Agjencia e lajmeve Anatolia, raporton se fotografitë janë shkrepur falë kamerave të sigurisë, por nuk bëhet i ditur lokacioni i tyre, transmeton Telegrafi.

Deri më tani policia ka arrestuar tetë persona që dyshohet se kanë lidhje me masakrën në lokalin në Stamboll, por vazhdon ta kërkoj edhe sulmuesin.

Autoritet turke të sigurisë janë shumë afër identifikimit të sulmuesit i cili në natën e Vitit të Ri vrau 39 persona në një klub të natës në Stamboll, ka bërë të ditur sot zëvendëskryeministri Numan Kurtulmus.

“Informatat lidhur me gjurmët e gishtërinjve janë mbledhur. Ai së shpejti do të identifikohet”, ka deklaruar Kurtulmus gjatë një konference për media.

Mediat turke raportojnë se policia ka filluar një aksion në Stamboll, në të cilën janë futur në përdorim edhe helikopterët, ndërsa ky operacion i madh policor është i lidhur me sulmin e kryer në natën e ndërrimit të moteve në lokalin e natës “Reina”.

Televizioni turk “Haber turk”, raporton se policia ka filluar një aksion të madh policor pas informacioneve të marra se në një shtëpi në Zejtinburnu mund të gjendet sulmuesi.

Raportohet se në këtë aksion janë duke marrë pjesë njësitet speciale të ndihmuara nga helikopterët.

Sipas të përditshmes turke “Hurriyet”, autoritet turke të sigurisë kanë konstatuar se sulmuesi kishte shkuar në atë pjesë të qytetit me taksi ku edhe ishte futur në klubin e natës “Reina”