Vuçiq: Serbia nuk dëshiron luftë të re me Kosovën, problemet duhet të zgjidhen

31.07.2017 14:37:10
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se është gati të fillojë një rrugë të re me Kosovën.

Sipas tij është lehtë të flitet për luftë, por problemet duhet të zgjidhen, dhe të gjendet e rrrugë e re për të dy vendet.

“Është lehtë të thuhet për të luftuar për Kosovën, por unë dua një rrugë të re. Dua të flasim hapur dhe drejtë për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë”, tha Vuçiq për “Blick” të Zvicrës, transmeton lajmi.net

Sipas tij serbët ende nuk janë gati për një zgjidhje të tillë, por që ai pretendon se është rruga më e mirë për të dyja vendet.

“Edhe pse serbët ende nuk janë gati për një gjë të tillë, ne duhet të punojmë, dhe të shohim nëse rezultati është i mirë apo dështim”, shtoi ai.

Vuçiq foli edhe për raportet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Zvicër.

“Unë e di se shqiptarët dhe serbët në Zvicër jetojnë në paqe, dhe madje edhe si miq, dhe kjo është ajo çfarë duhet të arrijmë”, tha presidenti i Serbisë.

Propozimi i Vuçiqit për dialog të brendshëm për Kosovën, është bërë temë diskutimi në Serbi tash e disa ditë.