Vulin flet për idenë e “Shqipërisë së Madhe”

04.04.2018 19:47:32

Ministri i Mbrojtjes serbe, Aleksandar Vulin ka thënë se Evropa po e nënvlerëson rrezikun e idesë së ‘Shqipërisë së Madhe’.

Këto deklarata ai i ka bërë gjatë një konference dy-ditore të Sigurisë Ndërkombëtare ku po marrin pjesë përfaqësues të 95 vendeve, ministra të mbrojtjes dhe zyrtarë ushtarakë, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se shumë vende perëndimore kanë injoruar interesat serbe duke e njohur pavarësinë e Kosovës.

Sipas tij, kjo paraqet rrezik të madh për paqen dhe sigurinë jo vetëm në Ballkan por në të gjithë Evropën.