Sonte në “Debat Plus”, Ramush Haradinaj përballë analistëve

04.04.2018 19:28:17

Haradinaj, sonte do të ketë përballje me analistët në emisionin e TV Dukagjini “Debat Plus”, me Ermal Pandurin.

Ndërkaq, përballë Haradinajt do të jenë analistët; Arben Ahmeti dhe Imer Mushkolaj.

Debati do të zhvillohet lidhur me ngjarjet e fundit në vend, deportimin e shtetasve turq nga Kosova dhe vendimet e fundit të Haradinajt përkitazi me ministrin e Punëve të Bredshme dhe Shefin e AKI-së.

Shtetasit turq u dëbuan nga Kosova më 28 mars.

Personat Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina janë deportuar në Turqi.

Pas këtij rasti, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte kërkuar lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi dhe të ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.

Sefaj ka dhënë dorëheqje një ditë më parë, ndërkaq Haradinaj për rastin e Gashit tha sot se çështja mbetet në duart e presidentit.

Emisioni fillon në orën 20:30.