Nga Rexhep Kastrati
Aleksandër Vulin mbahet mend për krahasimin e Kosovës me Sirinë, pas të cilave pasuan gjithë ato aksione dhe veprime anarkiste, të dhunshe dhe me elemente terroriste. Dhe kur po bëhen gati dy vite nga ai krahasim, Aleksandër Vulin doli me një qëndrim të qartë për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës. Në këtë mënyrë, e përmbylli ciklin dyvjeçar të regjisë së ngarjeve në Kosovë, duke dëshmuar kështu se mbrapa gjithë veprimeve të dhunshme dhe anarkiste, mbrapa angazhimeve për destabilizimin e vendit dhe për rrënimin e institucioneve të shtetit të Kosovës qëndron Beogradi. Opinioni vendor dhe ai ndërkombëtar janë dëshmitarë të gjithë atyre anagzhimeve, të gjithë atyre aksioneve, të gjithë atyre bllokimeve të institucioneve të Kosovës me qëllimin e vetëm rrënimin e tyre dhe destabilizimin e vendit. Po ashtu, opinioni vendor dhe ai ndërkombëtar janë dëshmitarë të një retorike të ashpër, agresive dhe kriminale të sektës okulte të Albinit dhe jo vetëm të saj që bënte thirrje për revolucion, për përmbysje dhe për luftë brendashqiptare. Dhe janë të gjitha këto aksione, veprime dhe retorika që synonin një qëllim: shndërrimin e Kosovës në Siri, ashtu siç kishe thënë edhe vetë Aleksandër Vulin. Pra, një angazhim tërësor verbal dhe praktik në realizimin e skenarit serb për shndërrimin e Kosovës në Siri që zgjati gati dy vjet dhe që gjatë vitit 2017 po planifikohet të jetë edhe më dinamik dhe më agresiv dhe më i dhunshëm. Dalja publike e Aleksandër Vulinit me kërkesën për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, në këtë mënyrë sikur po u paraprin dhe po paralajmëron angazhimeve të tilla më dinamike dhe më agresive. Nëse para gati dy vitesh, Vulin kishte krahasuar Kosovën me Sirinë dhe ishte bërë shumë që Kosova të shndërrohej në Siri dhe të shkonte në vend fjala e Vulinit, kërkesa e tashme për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës është kërkesë për goditje përfundimtare ndaj institucioneve të shtetit të Kosovës. Kërkesa për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës e shpërfaqur tash nga Vulin ka pasur një evoluim gradual: fillimisht ishte kërkesë nën zë dhe pastaj si kushtëzim se nëse nuk shkarkohet jabllanoviq, do të rrëzohet Qeveria, pastaj kjo kërkesë u bë kërkesë kryesore e partive opozitare dhe e medieve të kontrolluara nga spiunë dhe rekrutë agjenturash serbe dhe agjenturash tjera kundërshqiptare dhe nga e ashtuquatura shoqëri civile, pastaj u bë edhe kërkesë edhe e Kadri Veselit, e tash edhe e Serbisë. Pra, nisi si fëshfërimë, mori zë më pastaj, u tha me zë të lartë më vonë dhe tash nxori krye vetë Beogradi. Tashmë të gjithë janë në skenë kundër Qeverusë dhe kundër Kosovës: Vulin, Veseli, Kurti, Haradinaj, Limaj dhe tërë shpura e spiunëve dhe rekrutëve të agjenturave kundërshqiptare.