Berisha: Olsi Rama i përfshirë në trafik kokaine, në ’97 u largova me hu

22.12.2016 21:50:10

Ish kryeministri Sali Berisha, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar mes opozites dhe maxhorances ne lidhje me ndryshimet ne Kodin Penal./r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha, speaks during a parliamentary session.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sërish qeverinë se i ka lënë të pashpresë qytetarët, të cilët detyrohen të ikin jashtë vendit. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha ka kërkuar zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, pa të cilin sipas tij, nuk mund të ecet përpara me integrimin europian të Shqipërisë.

“Nuk ka hapjen negociatash, harrojeni”, tha Berisha, i cili më tej ka lëshuar akuza të rënda ndaj Edi Ramës, vëllait të tij Olsi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Olsi Rama, me makinën e Gentian Gjonajt është përfshirë në trafik kokaine. Kam pas dalje kufiri me data”, tha Berisha.

Berisha foli për urdhër të Ramës për lirimin e Lulzim Berishës, dhe gjithashtu foli për takim të kreut të qeverisë me Emiljano Shullazin, para se ky i fundit të arrestohej.

“Hapi lajmin në mbarë Shqipërinë për negociata në nëntor, tha ky do jetë nëntori i katërt, pas Ismail Qemalit e të tjerëve, po ky do njihet si nëntori i drogmenit të shqiptarëve. Cili ishte nëntori lakuriq, jo si në plazhe, por si i zi që është, ku iu përveshën të gjitha një më një. Ky ishte sukses i madh. Kur e pyesin për ligjin e dekriminalizimit, prishet në fytyrë e thotë që në grupin tim nuk ka asnjë.

Prokuroria e ka njoftuar se ka disa vrasës, jo një, janë të njohur. Këto ditë ka emëruar këshilltar kombëtar të antiterorrit, Agron Sojatin, i larguar nga detyra e policisë me shkelje dhe abuzim në detyrë. Ai është shkarkuar nga Haki Çako, për abuzime. Thuhet se është pezulluar edhe disa herë nga puna, i është nënshtruar procedimit disiplinor, i është ulur grada si pasojë e masave disiplinore.

Kur e pyetën si u bërë ti ministër Arben Ahmetajn, se nuk ke kontribut në PS? Ai i tha unë kam trajsën më të madhe për Edi Ramën.

Ky zotëri, Sojati, paguan më shumë. Është e thjeshtë fare. Aty është instaluar makineria e numërimit të parave. Harrojeni se ka integrim, dhe çdo shqiptar që kërkon të rikthejmë shpresën, çdo shqiptar që e quan tragjedi kombëtare eksodin masiv të qytetarëve, nuk do ta lejojë këtë. Rama nuk lejon zgjedhje as në partinë e tij, por qytetarët në zgjedhje do t’i tregojnë vendin”, tha Berisha.

Ndërhyrjeve të deputetëve të majtë nga vendi, Berisha iu përgjigj se i ka larguar me hu pasi erdhët në pushtet me dhunë.

“Erdhët në pushtet me dhunë, ju përzura me hu, huri është vota në këtë rast. Mos përmendi 1997 se është turpi juaj”, u shpreh Berisha.

Në fund, Berisha foli edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare duke thënë se nuk mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën Kryeministër.

“Kurrë zgjedhje me të nuk mund të ketë. Një njeri që nuk bën zgjedhje në partinë e tij, një njeri që nuk lejon zgjedhje në partinë e tij, një njeri që nuk njeh kurrë votën, nuk mund të bëjë kurrë zgjedhje. T’i tregojmë vendin në mënyrë përfundimtare këtij balozi të krimit”, përfundoi Berisha,