Ministrja e re e pushtetit lokal, Mirjana Jevtiq, mori vëmendjen e të gjithëve në takimin që e thirri dikasteri ku ajo është në krye, në prezantimin e Profilit të Komunave si dhe punës një vjeçare të MAPL-së.
Por, politikanja e re, emërtimi i së cilës u bë mollë sherri mes politikanëve të pakicës që ajo i takon, nuk e tha asnjë fjalë.
Kjo me arsyetimin se erdhi në detyrë të hënën dhe është e pafamiljarizuar me postin që tani mban. Në emër të ministres së re foli zëvendësi i saj, Bajram Gecaj.