Vushtrria në alarm nga zjarret për shkak të temperaturave të larta

06.08.2017 13:48:40
Shkaku i temperaturave të larta qyteti i Vushtrrisë është në alarm.

Atje po digjen malet në fshatin Gojbulë dhe Begaj të Komunës së Vushtrrisë. Tymi i dendur i ka përfshirë  dhe vendbanimet si dhe një pjesë të qytetit të Vushtrrisë.

Era që po fryen po e zgjeron edhe  më shumë zjarrin ndërsa zjarrëfikësit kanë dalë në vendngjarje, ku pritoritet kanë mbrojtjen e shtëpive nga zjarri në fshatin Gojëbulë , ka thënë komandati i Brigadës së Zjarrfikësve në Vushtrri, Fadil Hyseni, shkruan Klan Kosova.

Edhe malet e fshatit Skromë janë duke u djegur , atje  po rrezikohen banorët e fshatit pasi që zjarri po afrohet afër shtëpive të fshatit.