VV: Mos pjesëmarrja e PAN-it nesër në Kuvend është papërgjegjshmëri pas pretendimit se i kanë numrat për të zgjedhur kryetarin

03.08.2017 22:10:00

Sot Kuvendi dështojë të zgjedh kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit pasi seanca u përmbyll pa ndonjë rezultat.

Blerand Stavileci nga Partia Demokratike e Kosovës, në një konferencë për media, tha se PDK nuk do të merr pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu tha  se mos pjesëmarrja e PAN-it nesër në Kuvend është papërgjegjshmëri pas gjithë deklarimeve se i kanë numrat për të zgjedhur kryetarin e  Kuvendit.

“Duhet theksuar faktin se gjatë gjithë seancës së sotme për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit, koalicioni PAN është treguar i papërgjegjshëm. Fillimisht me mungesën dy orësh në seancën konstituive, e pastaj me kërkesat për shtyrje të seancës. Ndonëse Kuvendi kishte mundësuar një shterje të tillë ata nuk u bënë prezent në vazhdimin e seancës. Për bindjen tonë, këto janë veprime të papërgjegjshme dhe koalicioni PAN gjatë gjithë kësaj kohe ka bërë deklarata që kinse këta i kanë numrat, por sot u vërtetua edhe një herë se kanë dështuar. Ata (PAN) kanë dështuar poashtu të blejnë deputetët e Kuvendit për faktin se tashmë jemi në dijeni që janë bërë forma të ndryshme për të blerë deputetët, gjegjësisht votat e tyre”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo konfirmojë pjesëmarrjen e Vetëvendosje në seancën e nesërme të thirrur nga Kuvendi, ku deklarojë do t’i kryejnë të gjitha obligimet si deputetë.

“Ne nesër do të jemi të pranishëm në seancën konstituive sepse pa u zgjedhur kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët nuk mund të konsiderohet që është konstituuar Parlamenti dhe natyrisht aty do jemi si deputetë për të kryer përgjegjësit që na jep kushtetuta”, potencoj më tutje ajo.

Sipas Haxhiut, e vetmja zgjidhje për të dal nga kjo situatë është që koalicioni PAN të tërhiqet nga propozimi për Kadri Veselin dhe të propozojë një emër tjetër më pas ai emër do të diskutohet edhe në Vetëvendosje.

“Në jemi tepër të interesuar që t’i hapim rrugë krijimit të institucioneve, pra veprimet e sotme të Vetëvendosjes kanë qenë në këtë drejtim. Mirëpo, koalicioni PAN është në panik për shkak se për ta është e papërballueshme që në Kuvendin e Republikës së Kosovës të jetë një subjekt politik si Lëvizja Vetëvendosje që përfaqësohet me 32 deputetë andaj edhe po mundohen me deklarata të pabaza dhe të pavërteta të hedhin fajin mbi ne, por ata janë fajtorët kryesor që sot nuk u konstituua Kuvendi”, ka në fund Haxhiu.