Gecaj: Veseli, Hoxhaj e Stavileci janë hipokritë dhe injorantë

03.08.2017 22:17:07

Bajram Gecaj, këshilltar i Isa Mustafës i ka quajtur hipokritë Kadri Veselin, Enver Hoxhajn dhe Blerand Stavilecin.

Sipas Gecajt, që të tre sot kanë dhënë deklarata kundërthënëse me njëra-tjetrën.

Më poshtë iu sjellim në postim të Gecajt në Facebook ku i rendit fjalët e të tre anëtarëve të PDK-së.

Postimi i plotë:

SHIHNI INJORANCËN DHE HIPOKRIZINË; cila nga këto deklarimet e sotme, kundërthënëse njëra me tjetrën, paraqet të vërtetën:

ENVER HOXHAJ: “Emrin e propozojmë kurdo që të mbahet seanca”.

BLERAND STAVILECI: “Mentaliteti uzurpues, manipulues i VV’së dhe LDK’së është shqetësues”.

BLERAND STAVILECI: ”(PDK) nuk do të bëhet pjesë e seancës konstituive, derisa nuk ndryshon kursi i mentalitetit uzurpues të institucioneve”.

KADRI VESELI: “Më vjen keq, por gabimet e zotit Mikullovci mund të jenë tema për Gjykatën Kushtetuese, duke filluar nga betimi”.

ENVER HOXHAJ: “Unë kam informata se kemi pasur mbështetje edhe nga një deputet tjetër. Por ai në momentin e fundit e ka ndryshuar mendjen dhe është tërhequr”.