VV, për 1 prill ua kujton të vërtetat qeverisë

01.04.2018 12:46:28

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar një aksion simbolik me rastin e një prillit që ndryshe njihet si “dita e rrenave”.

Arta Berisha tha se në “ditën e rrenave” ia kujton të vërtetat qeverisë “Haradinaj”.

Berisha tha se ishin premtuar 80 mijë vende pune në vitin e parë të kësaj qeverie por sipas saj nuk është bërë asgjë në këtë drejtim. Ajo po ashtu tha se është premtuar edhe reformimi i administratës, rritja e pagave, formimi i ushtrisë e liberalizimi i vizave, por që sipas anëtares se Vetëvendosjes këto kanë mbetur vetëm premtime.

Image

Image