Walker: U zhgënjeva me mënyrën se si po vepronte Vetëvendosja, nuk jam në favor të dhunës

10.09.2016 21:33:32

Ambasadori William Walker, ish-shefi i Misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, thotë se kriza aktuale në Kosovë dhe gjithë problemet që e shqetësojnë vendin, tregojnë se sistemi politik nuk po funksionon.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadori Walker ia atribuon përgjegjësinë jo vetëm politikanëve të vendit, sidomos qeverisë, por edhe problemeve të trashëguara nga ato që ai i quan gabime të organizatave dhe faktorëve ndërkombëtarë që kanë vepruar në vend që pas çlirimit.

Ambasadori Walker foli edhe për planin e tij për të organizuar diasporën shqiptare nga të gjitha vendet e Ballkanit, për të rritur ndikimin e tyre.