Wesley Sneijder e shënon golin e vitit (VIDEO)

25.12.2016 22:15:30

Liga e futbollit e Turqisë është ndër të paktat që nuk ka ndërprerë aktivitetin në këtë fundvit.

Sot janë zhvilluar disa ndeshje në këtë ligë.

Njëra prej tyre, është edhe ajo mes Galatasarayt dhe Alanyspor, të cilën e fituan vendasit me rezultat të thellë 5:1, shkruan lajmi.net.

Në këtë ndeshje një super-gol realizoi reprezentuesi holandez, Wesley Sneijder.

Golin e Sneijderit mund ta shikoni në videon e mëposhtme.