Inter, rinovon D’Ambrosio, akord me Berardin

07.04.2017 13:44:04

Interi blindon një nga lojtarët që ka spikatur më shumë që nga momenti që në drejtimin e skuadrës e ka marrë Stefano Pioli. Danilo D’Ambrosio mbrojtësi i krahut të djathtë i cili sëfundmi u grumbullua për herë të parë edhe në kombëtaren italiane ka rinovuar zyrtarisht kontratën e tij me klubin zikaltër deri në 30 Qershor të vitit 2021. Në këtë mënyrë e ardhmja e mbrojtësit 28-vjecar do të vazhdojë të vishet me ngjyrat zikaltër. Ky është një moment i artë për Danilo D’ambrosion i cili do të jetë një nga italianët e shumtë që do të jenë pjesë e Interit sezonet në vazhdim, pasi pronarët e rinj kinezë e kanë bërë të qartë strategjinë e tyre, për të italianizuar sa më shumë skuadrën. I transferuar nga Torino te Interi në Janar të vitit 2014, D’Ambrosio gjatë kësaj periudhe ka koleksionuar 97 paraqitje me skuadrën zikaltër në të gjitha kompeticionet teksa numëron dhe 7 gola të realizuar e 5 asiste.  Në këtë sezon, 28-vjecari italian është mbrojtësi i krahut që është aktivizuar më shumë te Interi ndërsa pozicionohet i dyti pas Mirandës në repartin e prapavijës përsa i përket topave të rikuperuar. Që Interi i ri do të jetë më shumë italian sinjalet e para po jepen sepse pas blerjes së Gagliardinit nga Atalanta, drejtori sportiv Piero Ausilio ka arritur marrëveshjen me Sassuolon për transferimin në Milanon në përfundim të këtij sezoni të Domenico Berardit. Vlera e kartonit të lojtarit të përfaqësues italiane të 21-vjecarëve do ti kushtojë arkave të klubit zikaltër rreth 40 milionë Euro, me Interin që pritet të përfshijë në marrëveshje edhe Gianluca Caprarin, lojtar i cili është në pronësi të Interit por akutalisht luan i huazuar te Pescara. /supersport.al/