Departamenti i Mbrojtjes publikon pamjet: Kështu dukej sulmi ndaj bazës ushtarake në Siri (Video)

07.04.2017 13:59:47

Një numër i reagimeve nga e gjithë bota kanë ardhur gjatë ditës së sotme pasi që zyrtarët e Shteteve të Bashkuara njoftuan se forcat amerikane kanë sulmuar bazën e ushtrisë siriane, për shkak të sulmit të fundit me armë kimike në Idlib.

Siç edhe kanë njoftuar mediat e huaja, baza ajrore Shayrat ishte në shënjestër me 59 raketa Tomahawk.

Publikohen pamjet e para nga baza ajrore Shayrat në Siri, pas goditjes nga raketat amerikane (Video)Publikohen pamjet e para nga baza ajrore Shayrat në Siri, pas goditjes nga raketat amerikane (Video)

Pas këtij sulmi, i cili drejtpërdrejt ishte urdhëruar nga presidenti Donald Trump, SHBA-të kanë kërkuar mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare në këtë fazë, për shkak të zhvillimeve të fundit në tokën siriane, kur sulmi kimik kishte vrarë të paktën 86 njerëz, duke përfshirë 27 fëmijë.

Kështu reagoi bota ndaj vendimit të Donald Trumpit për të sulmuar Sirinë (Foto)Kështu reagoi bota ndaj vendimit të Donald Trumpit për të sulmuar Sirinë (Foto)

 

Dhe së fundmi në rrjetet sociale është publikuar një video që është publikuar nga Departamenti i Mbrotjes, kur përshkruhet momentet e sulmit nga forcat amerikane ushtarake në bazën ushtarake siriane.